Lëndohet

Futboll

Lëndohet

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 14:27
Lëndohet

Interi është gjithnjë e më shumë në emergjencë sulmuesish, pas largimit të Romelu Lukakut drejt Çelsit, dëmtimit të Aleksis Sançez, tani më së fundmi e ka radhën Lautaro Martinez i cili ka pësuar një tërheqje muskulore rrëzë kofshës.

Sulmuesi argjentinas gjatë ekzaminimeve mjekësore në klinikën “Humanitas”, ku në të njëjtën kohë po kryente vizitat mjekësore dhe lojtari i ri i Interit, Denzel Dumfrajs, është evidentuar një dëmtim muskulor në afërsi të kofshës së tij.

Gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite. “Demi” zikaltër gjithsesi ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Xhenoas nuk do ta luante për shkak të kartonëve të marrë në ndeshjen e fundit të edicionit të fundit të Serisë A.

Objektivi i Interit është ta ketë sulmuesin në gjendje optimale për ndeshjen e datës 27 gusht ndaj Veronës në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat