Newcastle zyrtarizon transferimin e Joe WIllock

Futboll

Newcastle zyrtarizon transferimin e Joe WIllock

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 18:08
WIllock

Joe Willock karrierën do ta vazhdojë te Newcastle United.

Newcastle ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e Willock.

Klubi anglez ka shpenzuar rreth 30 milionë euro për blerjen e futbollistit.

Mesfushori ishte i huazuar sezonin e kaluar te Newcastle ku në 14 ndeshje realizoi tetë gola dhe i bindi drejtuesit e klubit që të blejnë karton e tij të plotë.

Willock është shprehur i lumtur për aventurën e re.

“Më pëlqeu koha ime këtu sezonin e kaluar dhe jam shumë i lumtur që jam kthyer sërish dhe jam lojtar i Newcastle United, tha ai.

“Largimi nga Arsenali është padyshim një hap i madh dhe do të doja të falënderoja të gjithë të përfshirë në klub për gjithë mbështetjen e tyre gjatë viteve, por kjo është lëvizja e duhur në klubin e duhur në kohën e duhur për mua”, përfundoi Joe Willock. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat