Je mësu me çky gratë e shokëve të ngushtë...

Futboll

Je mësu me çky gratë e shokëve të ngushtë...

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 18:44
Je msu me çky gratë e shokëve të ngushtë...

Aktorja e humorit, Arjola Demiri ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto të realizuara në natyrë, ku shihet nën shoqërinë e deputetes së Kosovës, Adriana Matoshi dhe të dashurit të saj disa vite më të ri, futbolistin afrikan, Keith Groeneveld. Ata kanë marrë edhe fëmijët me vete e kanë udhëtuar larg qyteteve për të realizuar disa foto të bukura.

Mirëpo, një ndjekës nuk e ka pëlqyer faktin që Arjola ka udhëtuar së bashku me partnerin e Adrianës, duke e paragjykuar atë për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe se ky i fundit mund të ngacmonte seksualisht edhe aktoren e humorit.

“A edhe këtë ... po e merrni me vete ka po shkoni. A kujdes, se në bjeshkë ç’ka mund me ndodh. Tani ky ...merakli në shqiptarka ju qkyn dyjave”, shkroi ndjekësi aktores.

Arjolës nuk i ka shpëtuar ky koment, së cilit iu përgjigj publikisht: “S’ka ma viktima se shqiptarët, ma hipokrita e ma të pamoralshëm. Që je msu ti me çky gratë e shokëve të ngushtë, ky nuk është faji im, asht i joti…

Merruni me punët e juja se jeni ba si ndrikulla llafazane se pak burra kanë mbetë në këtë botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat