Solskjaer: Varane nuk është stërvitur me ne

Futboll

Solskjaer: Varane nuk është stërvitur me ne

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 20:40
Solskjaer: Varane nuk është stërvitur me ne

Ole Gunnar Solskjaer ka shpjeguar se Raphael Varane nuk mund të jetë pjesë e Manchester United për ndeshjen me Leeds United këtë të shtunë.

Trajneri norvegjez i “Djajve të Kuq” ka theksuar se ende nuk kanë përfunduar procedurat e transferimit të mbrojtësit francez nga Reali i Madridit, edhe pse klubi anglez ka njoftuar nga muaji i kaluar se kishte arritur marrëveshjen me “Los Blancos” për 34 milionë stërlina, shumë që mund të shkojë deri 41 milionë me bonuset.

Varane kaloi testet mjekësore në fillim të javës, por njoftimi zyrtar i blerjes së tij ende nuk ka ardhur, çka i ka hutuar tifozët e United.

“Varane nuk është stërvitur me ne, pasi nuk kanë përfunduar të gjitha procedurat. Janë gjëra që ndodhin (karantina, pandemia) dhe që kërkojnë kohë. Marrëveshja nuk është mbyllur 100% dhe për faktin që nuk është stërvitur me ne nuk mund të jetë pjesë e skuadrës. Shpresojmë që gjithçka të mbyllet së shpejti.”

Solskjaer, i pyetur për përfshirjen e Sanchos, tha se është grumbulluar me skuadrën, por mund të mos luajë për shkak të problemeve shëndetësore që ka patur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat