Messi nuk i ka mbyllur hesapet me Barcelonën

Futboll

Messi nuk i ka mbyllur hesapet me Barcelonën

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 21:16
Messi nuk i ka mbyllur hesapet me Barcelonën

Historia futbollistike e Lionel Mesit me Barcelonën është mbyllur me kalimin e tij te PSG-ja. Por lidhja e tij financiare me klubin vazhdon të jetë e hapur për sa kohë që katalanasit i kanë një shifër shumë të lartë borxh sulmuesit argjentinas.

Sipas mediave spanjolle, argjentinasi ka ende një shumë të papaguar prej 52 milionë eurosh nga klubi si pjesë e një marrëveshje që u bë një vit më parë për të shmangur kolapsin financiar të Barcelonës.

Bartomeu, gjatë periudhës së pandemisë, rakordoi me lojtarët jo vetëm uljen e pagës së tyre, por edhe shtyrjen e pagesës së rrogave për vitet 2020-2021, në mënyrë që Barcelona të përballonte krizën financiare.

Kjo pagesë do të mbetej si detyrim në vitet pasardhëse për klubin për të gjithë lojtarët me të cilët u arrit akordi dhe Mesi është një prej tyre,. Kështu, edhe pse ai është larguar nga Barcelona, katalanasit i kanë atij si pagë të papaguar dhe që do të shtrihet si pagesë në kohë në vitet e ardhshme, një total prej 52 milionë eurosh. Ai do të vazhdojë të paguhet nga katalanasit derisa të kenë shlyer plotësisht këtë detyrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat