Bartomeu akuzon Laportan për mos veprim

Futboll

Bartomeu akuzon Laportan për mos veprim

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 23:31
Josep Maria Bartomeu

Ish presidenti i Barcelonës ka pasur kritika të forta sot.

Ish presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu e ka shkruar një letër të hapur për pasuesin e tij, në të cilën ai përpiqet që ta shfajësojë vetveten nga gjendja e klubit derisa ka goditur Joan Laportan dhe rolin e tij në këtë rast.

Klubi hyri në një situatë të tmerrshme financiare e cila kulmoi me humbjen e Messit, por që shumë tifozë e fajësojnë më shumë Bartomeun për këtë gjë.

Megjithatë, vet ai beson që nëse do të vazhdonte me punën dhe masat e tij të planifikuara ekonomike të vëna për shkak të pandemisë Covid-19, gjërat do të ishin ndryshe.

Gjithashtu Bartomeu beson që Laporta duhet të përgjigjet në shumë pyetje për mos veprimin e tij se sa të drejtojë gishtin në atë se çfarë ka trashëguar nga ata të cilët ishin para tij.

“Siç e dini, bordi i jonë i drejtorëve planifikonte për të thirrur zgjedhje më 21 mars 2021, brenda periudhës së statusit për mandatin tonë, e cila gjë do të na lejonte ne që të kujdesemi edhe për llogaritë e sezonit 2020/21, ashtu siç kishim planifikuar dhe të merrnim vendimet e nevojshme që ta shmangim situatën tonë të keqe financiare”, shkruan në letrën e hapur Bartomeu.

“Ne do të ishim ata të cilët do ta mbyllnim këtë gjë (për shkak të pandemisë) dhe t’i bartnim pasojat tona. Vendimet e bordit të ri nuk janë marrë gjatë këtyre muajve të fundit, duke bërë të qartë mos veprimin e tyre”.

Ky është një konkludim shumë i madh i Bartomeut, duke pasur parasysh trashëgiminë që e la në Barcelonë, që ai dhe bordi i tij ishin duke e fshehur një lepur magjik në kapelën e tyre i cili do ta shpëtonte klubin jo vetëm nga veprimet e tyre por edhe nga pandemia po ashtu.

Në këtë letër të gjatë dhe me detaje, ish presidenti përpiqet që të jap detaje. Ai thekson se marrëveshjet potenciale që bordi i tij kishte filluar negociatat por ato braktisin nga Laporta dhe nga bordi i tanishëm.

“Nga prilli 2020 ne filluam projektin Barcelona Bashkëpunon, që përbëhet, në përgjithësi, me hyrjen e katër partnerëve strategjik…”, thotë Basrtomeu në letrën e tij.

“Nëse Bordi (i Laportas) do ta aprovonë këtë projekt, do të thoshte se ata do të injektonin një kapital së paku 220 milionë euro me qëllimin që të reduktoj humbjet e shkaktuara nga Covidi…të cilat në sezonin 2020-21 do të kushtonin deri në 375 milionë euro.

“Nëse nga këto 220 milionë euro ne do të shtonim edhe 20 për qind reduktimin e pagave (90 milionë euro) nga kontratat e lojtarëve, sidomos nga 21 marsi 2021 kur kishim kishim konfrimuar pritjet e këqija, shkalla e pagave që diktohet nga LaLiga do të kompletohej duke lejuar kështu regjistrimin e lojtarëve”.

Kjo është njëra prej grushteve më të mëdha të bëra nga një letër – kurse nëse parashikimet e Bartomeut janë të sakta dhe nëse gjërat do të bëheshin në mënyrën e tij, klubi do ta shmangte humbjen e Messit. Kjo është goditëse pasi që Laporta është ai që dëshiron t’i fajësojë të tjerët për largimin e argjentinasit.

Bartomeu nuk ndalet këtu, megjithatë dhe akuzon Laportan se i ka paguar Neymarit para që ai nuk ia ka pasur borxh këtë verë.

“Pse e keni marrë atë vendim kundër interesave të klubit?” pyet Bartomeu bordin e Laportas.

Një gjë e sigurt këtu është lufta e fjalëve – sikurse problemeve të Barcelonës – janë larg për t’u zgjidhur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat