Sot, Milot Rashica debuton në Premier Ligë

Futboll

Sot, Milot Rashica debuton në Premier Ligë

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 08:55
Milot Rashica

Milot Rashica kompletoi transferimin e tij tek skuadra e promovuar në Premier Ligë këtë sezon, Norwich nga Werder Bremen, për një shumë rreth 9 milionë funte.

Norwich do të përballen me një test tejet të vështirë që në ndeshjen e parë të sezonit të ri, ku do të ndeshen ndaj gjigantit Liverpool.

Në këtë sfidë mund të startoj edhe lojtari i kombëtares Milot Rashica, nëse do të jetë plotësisht i gatshëm, pas disa problemeve që kishte në parasezon.

Norwich përpos transferimit të Milotit, kanë transferuar edhe mesfushorin e talentuar të Chelseas në formë huazimi, Billy Gilmour, kurse larguan fantazistin argjentinas, Emiliano Buendia në drejtim të Aston Villas, i cili ishte zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit në Championship sezonin e kaluar.

Ndeshja do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 18:30, në Carrow Road.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat