Dramë në Zagreb: Lirim Kastrati rrëzohet në fushë, mjekët nxituan ta shpëtojnë atë menjëherë

Futboll

Dramë në Zagreb: Lirim Kastrati rrëzohet në fushë, mjekët nxituan ta shpëtojnë atë menjëherë

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 10:22
Lirim Kastrati

Futbollisti i Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati u ndodh në një situatë të pakëndshme mbrëmë në ndeshjen ndaj Goricës.

Dinamo Zagrebi mposhti Goricën me rezultat 1:0 në elitën e futbollit kroat.

Në fund të ndeshjes, ylli i Kosovës u rrëzua vetë në fushë.

Mjekët dhe stafi mjekësor nxituan menjëherë për ta shpëtuar atë dhe më pas e larguan nga fusha.

“Index.hr” raporton se tashmë gjithçka është mirë.

Besohet se ai u ndje i plogësht për shkak të nxehtësisë së madhe.

Ndryshe, Kastrati nuk do të luajë për Dinamon javën e ardhshme në Moldavi ndaj Sheriff Tiraspolit pasi Moldavia nuk e njeh Kosovën dhe atij nuk i është lëshuar viza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat