Solskjaer flet hapur

Futboll

Solskjaer flet hapur

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 11:44
Solskjaer flet hapur

Ole Gunar Solskjaer thotë se ai është i qetë në lidhje me të ardhmen e Pol Pogbasë, pavarësisht se mesfushori francez ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në “Old Trafford” dhe të gjitha rrugët po e dërgojnë drejt një largimi me parametër zero verën e ardhshme. Por, trajneri i Junajtidit përpiqet ta zhdramatizojë situatën:

“Është folur dhe shkruar kaq shpesh për Pogbanë, por çdo bisedë që unë kam pasur me Polin për të ardhmen ka qenë pozitive.

Ai e di se çfarë ne duam dhe shpresojmë që të marrim një vendim së bashku. Situata do të jetë gjithnjë e tillë me Polin. Ai është një magnet për mediat”.

Norvegjezi shtoi gjithashtu se ai nuk ka asnjë plan për të shitur Antoni Marsialin këtë verë dhe është i lumtur që e ka sulmuesin në skuadër. Për francezin u përfol një interes i Interit për të zëvendësuar Lukakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat