Trajneri i Bayernit: Nuk mund të jesh i kënaqur kur nuk fiton

Futboll

Trajneri i Bayernit: Nuk mund të jesh i kënaqur kur nuk fiton

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 11:56
Trajneri i Bayernit: Nuk mund të jesh i kënaqur kur nuk fiton

Gjuetia e Bayern Munich për titullin e dhjetë radhazi të Gjermanisë fillon me një barazim, në Der Klassiker kundër Borussia Monchengladbach.

Menaxheri bavarez Julian Nagelsmann komenton barazimin 1-1 në ndeshjen hapëse të Bundesligës:

“Nuk mund të jesh i kënaqur kur nuk fiton. Kishte shumë mundësi në të dyja anët. Në përgjithësi, barazimi ishte i merituar dhe tifozët kanë parë një ndeshje emocionuese.

Pjesën e parë treguam se ne mund të krijojmë shumë raste dhe se mund të shënonim një gol tjetër. Në fund kishte shumë përmbysje përpara…

Në fund të fundit, është një barazim. Ne luajtëm kundër një kundërshtari të fortë. Në fazën e sulmit duhet të bëjmë më mirë. Tashmë e dinim që ende duhej të bënim disa hapa përpara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat