Largohet një kampion, vjen një sulmues holandez

Futboll

Largohet një kampion, vjen një sulmues holandez

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 12:01
Largohet një kampion, vjen një sulmues holandez

Pas përfundimit të aventurës europiane, që u mbyll pikërisht në turin e tretë të Conference League, te Teuta kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri, duke qenë se nga skuadra u largua një tjetër protagonist i suksesit në kampionat.

Bëhet fjalë për portierin Stivi Frashëri, i cili u dha zyrtarisht lamtumirën “bregdetarëve”, pas dy sezonesh me fanellën e Teutës dhe tani pritet të provojë një tjetër eksperiencë, me shumë mundësi në Superligën e Kosovës, ku e kërkon me ngulm skuadra e Ballkanit.

“Dy vite plot sukses me kete fanelle, dy vite ku une si lojtar profesionist fitova gjithcka qe kampionati shqiptar ofron …

Erdhi momenti qe te hedh nje hap te ri drejt nje sfide te re.

Me kujtimet me te bukura te mundshme nga klubi @kfteuta.official , plot 3 Trofe ne kaq pak kohe, kjo eshte nje “Mirupafshim” miqte e mi durrsak. Faleminderit ! SF77”, shkroi gardiani në rrjetet sociale, duke bërë zyrtar divorcin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat