Neville: Klopp nuk do ta merrte as pas një milion vitesh

Futboll

Neville: Klopp nuk do ta merrte as pas një milion vitesh

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 12:56
Neville: Klopp nuk do ta merrte as pas një milion vitesh

Gary Neville, ish-mbrojtës i Manchester United, ka shkaktuar disa debate me deklaratat e bëra në lidhje me Lukaku-n, pas transferimit të këtij të fundit nga Inter te Chelsea.

“Klopp nuk do ta merrte as pas një milion vitesh. Ndoshta as Guardiola.

Thjesht sepse nuk bën presing lart, kështu që nuk do të ishte i përshtatshëm për stilin e lojës. Romelu nuk bëri mirë te Manchester United dhe nuk do të bënte mirë as tani, tifozët kanë nevojë për personalitet”, ka thënë Neville për Sky Sport UK.

“Chelsea është një klub që ka patur gjithmonë një sulmues si pikë referimi, të fortë fizikisht, siç kanë qenë Drogba, Diego Costa. Ndoshta Lukaku do të shënojë 25 gola, por nuk do të kishte qenë i mirë për asnjë ekip tjetër të madh të Premier League”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat