E konfirmon Barcelona

Futboll

E konfirmon Barcelona

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 13:16
E konfirmon Barcelona

Barcelona ka gjetur një zgjidhje për të regjistruar në ekipin e parë afrimet e verës, Memphis Depay dhe Eric Garcia, si dhe të kalojë në ekipin e parë Rey Manajn.

Klubi katalanas ka dalë me deklaratë dhe zbulon se gjithçka u zgjidh pas arritjes së marrëveshjes me Gerard Pique, i cili ka ulur ndjeshëm rrogën.

Barcelona është në bisedime për të bërë të njëjtën gjë edhe me dy kapitenët e tjerë të skuadrës, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Barcelona luan nesër prej orës 20:00 ndeshjen e parë të kampionatit kundër Real Sociedad dhe për trajnerin Ronald Koeman grupi do të jetë më i plotë me regjistrimin e blerjeve të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat