Ismaili: Të dielën synojmë tre pikët e para

Futboll

Ismaili: Të dielën synojmë tre pikët e para

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 16:50
Ismaili: Të dielën synojmë tre pikët e para

Pas barazimit kundër Bregallnicës në Shtip, skuadra jonë të dielën, në xhiron e dytë, përballet me ekipin e Makedonija Gj.P. në stadiumin “Boris Trajkovski”, në lagjen Maxhari në Shkup.

Në prag të ndeshjes, për faqen tonë zyrtare, foli kapiteni i skuadrës tonë, Fatih Ismaili.

“Jemi para një sfide mjaft të vështirë, duke e marrë parasysh që ekipi i Makedonija Gj.P. tash e disa vite, ka një skuadër mjaft të mirë dhe që vazhdimisht po kërkon Evropën.

Të gjitha ekipet kanë bërë ndryshime të mëdha dhe të mira, por ne jemi Shkupi dhe të dielën synojmë tre pikët e para të këtij sezoni edhe pse nuk po luajmë në fushën tonë në Çair, por jam i sigurtë që, me ndihmën e Shvercerave edhe në Maxhari do ta kemi të lehtë.
E vlerësojmë maksimalisht kundërshtarin tonë, por të dielën synojmë tre pikët e para”,  u shpreh kapiteni Fatih Ismaili.

Ju kujtojmë që ndeshja Shkupi – Makedonija Gj.P. do të zhvillohet të dielën, duke filluar nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat