Chelsea e fillon furishëm edicionin e ri

Futboll

Chelsea e fillon furishëm edicionin e ri

Nga: K.Goca Më: 14 gusht 2021 Në ora: 17:51
Chelsea e fillon furishëm edicionin e ri

Chelsea pas trofeut të Superkupës së Evropës, sot e filloi furishëm edhe edicionin e ri në Premier League.

Të kaltrit pa ndonjë problem e mposhtën me rezultat 3:0 rivalin e kryeqytetit, Crystal Palace.

Gjithçka ishte e qartë në 45 minuta e para kur avancuan me 2:0 falë golave të Alonsos (27') e Pulishiç (40'). Alonso shënoi nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, në këndin e majtë. 

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 58-të, Chalobah shënoi gol të bukur nga rreth 20 metra.

Chelsea shënoi fitore të thellë në hapje të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat