De Rossi: Napoli është skuadra ideale për Spallettin

Futboll

De Rossi: Napoli është skuadra ideale për Spallettin

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 19:00
De Rossi: Napoli është skuadra ideale për Spallettin

Daniele De Rossi ka bërë një analizë të Serisë A në një intervistë  të dhënë për Sportëeek.

“Janë të gjithë të uritur për fitore, Juventus do të jetë favorite, për Inter-in do të jetë e vështirë të përsërisë suksesin sepse kahumbur disa elementë të rëndësishëm, Milan do  të vazhdojë në rrugën e tij”, ka thënë ish-mesfushori.

“Atalanta është historia më e bukur e futbollit italian në dhjetë vitet e fundit, meriton të fitojë diçka. Napoli është skuadra ideale për Spalletti-n: mund të ëndërrojë”, ka vazhduar De Rossi.

“Lazio do të luajë mirë me Sarri-n dhe Mourinho mund të jetë një bombë atomike në Romë. Më pas jam kurioz të shikoj Fiorentina-n e Italiano-s. Cagliari ka një ekip  të rëndësishëm, Bologna e Mihaklovic do t’i bezdisë të gjithë, Juric do të rikthejë Torino-n aty ku meriton. Spezia e Thiago Motta mund të befasojë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat