Uzuni shënon golin e parë në kampionat për sezonin e ri

Futboll

Uzuni shënon golin e parë në kampionat për sezonin e ri

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 22:37
Uzuni shënon golin e parë në kampionat për sezonin e ri

Goli i parë ka ardhur, shumë të tjerë e presin! Myrto Uzuni ka tundur rrjetën në fitoren e Ferencvaros kundër Mezekovoed.

Ndeshja është mbyllur me shifrat 4-1, atje ku sulmuesi shqiptar la gjurmë.

Në minutën e 69 do të shënonte nga 11-metrat për të kaluar portierin në krahun tjetër.

Ky ishte goli i parë i Uzunit për këtë sezon të ri në kampionat, por nga ana tjetër rregullon shënjestrën nga penalltia pasi e gaboi një të tillë me Zalgiris në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat