Tre futbollistë premtues nënshkruajnë me Prishtinën

Futboll

Tre futbollistë premtues nënshkruajnë me Prishtinën

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 22:42
Tre futbollistë premtues nënshkruajnë me Prishtinën

Klubi i futbollit FC Prishtina ka kthyer sytë sërish tek futbollistët e talentuar dhe tejet premtues të futbollit tonë.

Gentris Leci (21.01.2002) i cili rrjedhë nga futbolli Prishtinas gjegjësisht karrierën e tij sportive e fillojë tek KF Kosova VR (2008-2013) ndërsa nga viti 2013 ishte pjesë e akademisë FC Prishtina nëpër të gjitha gjeneratat zingjirore deri tek ekipa U19, Leci gjithashtu ishte pjesë e Përfaqësuesës së Kosovës tek kategoritë U15 dhe U17.

Ernis Topalli (01.09.2003) i cili gjithashtu vjen nga futbolli vendor, KF Vizioni Ferizaj (2016-2020) ndërsa nga viti 2020 pjesë e FC Prishtina U19 edhe pse në moshë të re, ku arriti ti bind stafin teknik dhe drejtuesit e klubit me aftësitë e tij të jashtëzakonshme.

Olt Mehmeti (29.04.2002) futbollist i cili vjen nga treva e Anamoravës ku karrierën e tij e filloi tek FC Drita në vitin 2008 e deri më tani kur ishte pjesë e ekipës U19 dhe të asaj seniore nga viti 2019.

Gentris Leci, tha: “Ta bartësh fanellën e FC Prishtinës është privilegj dhe përgjegjësi e madhe. Pasi kalova të githa gjeneratat e reja në klubin e Prishtinës, më erdhë mundësia që të nënshkruaj kontratë profesionale po me këtë klub të madh siç është Prishtina, të cilët i falenderojë pa përjashtim, kryesinë kryetrajnerin dhe stafin e tij që më besuan dhe së bashku gjatë këtyre viteve të arrijmë synimet e përhershme me klubin dhe ti bëjmë krenar të gjithë qytetin dhe tifozët tanë Plisat.

Sa i përket karrierës time, unë Prishtinën e shoh si ekip që do të më ndihmojë shumë për ti arritur synimet e mia, që sigurisht si çdo futbollist i ri që synon ndonjë klub evropian, unë do te jap gjithqka nga vetja për të arritur qëllimet personale dhe me ekipin”

Ernis Topalli, tha: “Është kënaqësi dhe nder ti mbrojë ngjyrat e klubit më të madh në vend.Jam mirënjohës ndaj klubit që më besuan dhe më kërkuan që të jem pjesë e tyre në periudhë afatgjate. Unë besoj shumë që ekipi i Prishtinës do të më ndihmojë shumë që të arrijë synimet e mia për të luajtur në ekipet evropiane”

Olti Mehmeti; tha: “Sa i përket aspektit personal, unë Prishtinën e shoh si një klub i cili do të më ndihmojë shumë në arritjen e synimeve të mia, që një ditë të luaj në futbollin evropian.

E falenderoj klubin për besimin e dhënë dhe do të jap maksimumin për fanellën e Prishtinës, që të arrijmë bashkë synimet e klubit dhe ti bëjmë krenar tifozët e flaktë të klubit tonë, Plisat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat