Vjen reagimi i Rashicës pas debutimit në Premier League

Futboll

Vjen reagimi i Rashicës pas debutimit në Premier League

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 12:12
Vjen reagimi i Rashicës pas debutimit në Premier League

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ka debutuar në Ligën Premier gjatë pasdites së shtunë për Norwich Cityn në ndeshje ndaj Liverpoolit.

Norwich City u mposht me rezultat të pastër 3-0 nga Liverpooli në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2021/22 në Ligën Premier.

Golat në këtë fitore të Reds u shënuan nga Diego Jota (26’), Roberto Firmino (65’) dhe Mohamed Salah (74’).

Në këtë takim, debutoi edhe ylli i Kosovës, Rashica, i cili në këtë afat kalimtar kompletoi transferimin te Norwich nga Werder Bremeni.

Rashica luajti plot 77 minuta në këtë ndeshje duke pasur një paraqitje pozitive në aspektin individual.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe vet ylli vushtrrias me anë të rrjeteve sociale.

“Rezultat zhgënjyes sonte, por ne vazhdojmë. Mbështetje e jashtëzakonshme nga tifozët tanë”, ka shkruar Rashica në profilin e tij privat.

Ndeshja e radhës për Norwichin e Rashicës është në udhëtim te Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat