Ismaili me Shkupin kërkojnë fitore  

Futboll

Ismaili me Shkupin kërkojnë fitore  

Nga: K.G. Më: 15 gusht 2021 Në ora: 13:34
Ismaili me Shkupin kërkojnë fitore  

Pas barazimit me Bregallnicën në Shtip, futbollistët e Shkupit do të sulmojnë vetëm për fitore kundër Makedonija GP në stadiumin "Boris Trajkovski", në ndeshjen e javës së 2-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Kapiteni i Shkupit, Fatih Ismaili është i vetëdijshëm se i pret një duel i ri i vështirë, por ai beson se ekipi mund të marrë tre pikë.

“Ne po përballemi me një sfidë shumë të vështirë, duke qenë se ekipi i Makedonia GP ka qenë vazhdimisht me ambicie evropiane për disa vite.

Të gjitha skuadrat në ligë kanë vërtet ndryshime cilësore në formacionet, por sot ne po synojmë tre pikët e para të këtij sezoni.

Edhe pse ne nuk luajmë në fushën tonë në Çair, por jam i sigurt se do të arrijmë triumfin e dëshiruar. Ne e vlerësojmë kundërshtarin tonë në maksimum, por ne po shkojmë për tre pikët e para",- tha Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat