Capello paralajmëron

Futboll

Capello paralajmëron

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 14:08
Capello paralajmëron

Fabio Capello ka analizuar kampionatin italian pak ditë para fillimit të sezonit të ri.

“Juventus niset në pole position pas shitjeve të Inter-it. Të gjithë presin nga Allegri, por nuk do ta ketë të lehtë të përsërisë ciklin e mëparshëm. Max duhet të tregojë forcë dhe vendosmëri. Pres diçka speciale nga Dybala dhe De Ligt”, ka thënë Capello për Gazzetta dello Sport.

Në lidhje me Inter-in dhe lamtumirat e Conte, Hakimi dhe Lukaku:

“Është larguar trajneri, janë larguar dy kampionë, por ekipi mbetet cilësor. Dzeko është perfekt si zëvendësues i Lukaku-t.

Calhanoglu do të jetë i rëndësishëm. Simone Inzaghi mund ta motivojë grupin me pak fjalë: të tregojë se Inter nuk ishte vetëm Hakimi dhe Lukaku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat