Drita - Ulpiana pa shikues

Futboll

Drita - Ulpiana pa shikues

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 15:02
Drita - Ulpiana pa shikues

Sot me fillim nga ora 17:30 zhvillohet ndeshja kontrolluese mes Dritës dhe Ulpianës.

Megjithatë, në stadiumin e qytetit në Gjilan, miqësorja do të zhvillohet pa shikues.

“Ju njoftojmë se sot në ndeshjen tonë miqësore do të bëhet testimi i sistemit VAR, ku për shkak të qështjeve teknike me të cilat do të punohet, Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar që ndeshja të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Kërkojme mirëkuptimin e tifozëve të interesuar, që për shkak të rrethanave teknike nuk do të mund të jenë në stadium”, thuhet në njoftimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat