Batatina para duelit të Superkupës së Kosovës

Futboll

Batatina para duelit të Superkupës së Kosovës

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 17:05
Batatina para duelit të Superkupës së Kosovës

Të marten më 17 gusht, zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës.

Kampioni i Superligës, Prishtina do të ndeshet me Llapin, fituesin e Kupës së Kosovës.

Para këtij dueli të rëndësishëm ka reaguar edhe presidenti i Llapit, Beqir Batatina.

Batatina ka theksuar se skuadra e tij është e përgatitur maksimalisht dhe pret përkrahje nga i gjithë qyteti.

“Kjo ndeshje i paraprinë nisjes së edicionit të ri 2021/22 dhe shpresojmë ta nisim mbarë. Ne jemi të bashkuar dhe të përgaditur maksimalisht për të triumfuar në këtë ndeshje.

Presim përkrahje nga gjithë qyteti, gjithë tifozët që të bashkuar ta sjellim trofeun e dytë me radhë në Podujevë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat