Shuhen të gjitha dilemat për Rey Manajn

Futboll

Shuhen të gjitha dilemat për Rey Manajn

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 17:45
Shuhen të gjitha dilemat për Rey Manajn

Barcelona ka konfirmuar se Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj janë regjistruar në LaLiga dhe do të kenë të drejtë të luajnë që në ndeshjen hapëse të sezonit të tyre në La Liga Santander kundër Real Sociedad të dielën.

Marrin fund dilemat, Rei Manaj do të mbajë veshur fanellën me numrin 14 në sfidën e sotme ndaj Real Sosiedadit.

U aludua se mund të merrte edhe 10-tën e Leo Mesit, por në fund shqiptarit i është besuar numri i brazilianit Filip Kutinjo, i cili nuk do të jetë i gatshëm në sfidën e sotme, teksa është drejt largimit nga katalanasit. Zërat e fundit lidhen me një transferim në Serinë A te Lacio e Sarrit.

Barcelona ka publikuar edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidën e sotme, si dhe numrat përkatës që lojtarët do të mbajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat