Man City thyen rekordin për formacionin më të shtrenjtë

Futboll

Man City thyen rekordin për formacionin më të shtrenjtë

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 10:37
Pep Guardiola

Manchester City zhivlluan ndeshjen hapëse gjatë ditës së djeshme, duke humbur ndaj Spurs me rezultat 1-0.

Kampionët anglez, thyen rekordin për skuadrën më të shtrenjtë në historinë e Premier Ligës, në disfatën e tyre ndaj Tottenham Hotspur të dielën.

Besoni apo jo, skuadra e Man City’t dje ndaj Spurs kushtoi gati 900 milionë funte.

Vetëm formacioni startues i zgjedhur nga Pep Guardiola kushtoi mbi 550 milionë funte, gjersa në bankën rezervë kishte lojtarët me vlerë rreth 347 milionë funte.

Transferimi rekord në Premier ligë, Jack Grealish i cili u transferua për 100 milionë funte tek kampionët nga Aston Villa, bëri debutimin e tij në kompeticion me “Qytetarët”.

Dy lojtarët më të lirë të 11-shes startuese të së dielës ishin Ilkay Gundogan dhe Ferran Torres, të cilët kushtuan rreth 20 milionë funte, gjersa dyshja braziliane Ederson dhe Fernandinho, kishin kushtuar rreth 36 milionë funte.

Katër mbrojtësit e Guardiolës kushtuan më shumë se 210 milionë funte.

Grealish startoi në një mesfushë e cila kushtonte 156 milion funtte, duke ndjekur sulmin që arrinte në një shumë rreth 139 milion.

Mesfushori De Bruyne i cili kushtoi 68 milionë funte, ishte në stol së bashku me dyshen angleze John Stones dhe Kyle Walker, çmimet e këtyre dy të fundit të cilë kushtuan rreth 100 milionë funte.

Shpenzimet e presidentit të Man City’t, Sheik Mansour kanë marrë shumë kritika që kur mori në pronësi klubin, në vitin 2008.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Pep Guardiola nuk i mori për bazë pyejet e gazetarëve rreth shpenzime marramendëse që ata kanë bërë përgjatë viteve të fundit, duke theksuar se ata e respektojnë Fair Playn Financiar.

“Ne kemi kufij për shkak të FFP. Ne jemi në të njëjtën faqe si të gjithë,” pohoi Pep Guardiola.

“Pas kësaj, secili klub vendos se çfarë dëshiron të bëjë. Çdo sezon ne kemi kaluar kontrollet që janë atje për të gjithë. Nëse gabojmë, vërtetojeni atë.”

Për më tepër, ‘Qytetarët’ janë të gatshëm të shpenzojnë edhe 150 milionë të tjera për sulmuesin anglez, Harry Kane, nëse klubi londinez pajtohet që të shesin sulmuesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat