PSG i ofron Pogbas kontratë me vlerë 600 mijë funte në javë

Futboll

PSG i ofron Pogbas kontratë me vlerë 600 mijë funte në javë

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 12:11
Paul Pogba

Klubi francez PSG është padyshim skuadra më aktive këtë afat kalimtar veror, për sjelljen e shumë futbollistëve cilësor në skuadër.

Gjiganti francez ka mbledhur një mori yjesh këtë merkato, me transferimet e Hakimit, Donnarummas, Wijnaldum, Ramos, e së fundi edhe zyrtarizimi i transferimit bombë të Lionel Messit nga Barcelona.

Sidoqoftë, duket se PSG nuk e ka assesi ndërmend të ndalet, pasi raportohet se është në ‘peshkim’ edhe për lojtarë të tjerë, gjersa planifikon që të aplikojë këtë strategji që është duke e zhvilluar tani, duke i transferuar lojtarët me parametra zero, e më pas duke i bërë paga të majme vjetore futbollistëve.

Njëri nga këta duket se është mesfushori i djajve, Paul Pogba, i cili është nga objektivat kryesor të PSG-së.

Parsisienët synojnë që Pogban të transferojnë vitin e ardhshëm me parametra zero, pasi nëse francezi nuk e rinovon këtë vit, ai do të jetë i lirë nga qershori i 2022.

PSG po synon që të marrë falas Pogban sezonin e ardhshëm, megjithatë atij do t’i propozojnë një shifër stratosferike, që vështirë se francezi do të refuzonte.

Siç raporton ‘The Independent’, klubi francez ka ndërmend që t’i bëjë pagë javore Pogbas plot 600 mijë euro në javë, nëse francezi nuk e rinovon kontratën me djajtë, rrjedhimisht largohet si transferim i lirë.

28-vjeçari shkëlqeu në ndeshjen e parë hapëse të sezonit të ri me Man Utd, duke regjistuar plot katër asistime në fitoren 5-1 të ekipit të tij ndaj Leeds.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat