Ozil gjen golin e parë me Fenerbahcen – i shënon Aro Muriqit

Futboll

Ozil gjen golin e parë me Fenerbahcen – i shënon Aro Muriqit

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 12:31
Behgjet Pacolli

Mesfushori i  njohur turk, Mesut Ozil më në fund e ka regjistruar golin e parë me fanellën e Fenerbahcen.

Ozil realizoi ndaj Adana Demirsporit duke shfrytëzuar një harkim për ta dërguar topin në rrjetë.

Ky gol e theu “agjerimin” e Ozilit që golin e fundit e kishte shënuar para 18 muajsh sa ishte pjesë e Arsenalit.

Sidoqoftë, këtij goli ia pa “hajrin” edhe klubi i tij që fitoi falë Ozilit 1-0.

Vlen të theksohet se në portë për Adana Demirsporit ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat