Xhaka nënshkruan kontratën e re me Arsenalin

Futboll

Xhaka nënshkruan kontratën e re me Arsenalin

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 13:00
Xhaka

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka vazhduar qëndrimin në klubin londinez duke nënshkruar kontratën e re.

Mediet ne Angli raportojnë se Xhaka ka nënshkruar kontratë deri më 2025 me ish kampionët anglez.

Xhaka ishte i lidhur me një transferim në AS Roma, pasi ishte kërkuar nga trajneri portugez Jose Mourinho por klubi italian nuk ka arritur të gjejë një marrëveshje me drejtuesit e klubit anglez.

Oferta e Romës ishte vetëm 12 milionë euro, e cila është refuzuar.

Pas ofertës së Romës, Arsenali i ofroi kontratën e re të cilën e ka pranuar ylli shqiptar.

Xhaka ishte titulalr në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premier Ligës, madje mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Arsenali e filloi sezonin e ri me humbje në ndeshjen hapëse nga Brentfordi me rezultat 2:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat