Inter këtë javë takohet me agjentin e Martinez, bisedohet për rinovimin e kontratës

Futboll

Inter këtë javë takohet me agjentin e Martinez, bisedohet për rinovimin e kontratës

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 16:26
Inter këtë javë takohet me agjentin e Martinez, bisedohet për rinovimin e kontratës

Pas disa muajve, negociatat mes Inter dhe Lautaro Martinez për rinovimin e kontratës janë gati të rinisin.

Agjenti i argjentinasit, Alejandro Camano pritet të jetë në Milano këtë të mërkurë që të nis negociatat.

Marrëveshja pritet të arrihet, pavarësisht që ende nuk janë pajtuar te çmimi. Kërkesat e Martinez janë 6.5-7 milionë euro për sezon, derisa Inter ofron 4.5 milionë euro.

Deri para disa javëve, Inter konsideronte largimin e Martinez, mirëpo me largimin e Romelu Lukakut kanë ndryshuar gjërat në skuadër.

Tottenham ishte skuadra më e interesuar angleze se bashku me Arsenal, mirëpo Martinez nuk dëshiron t’i bashkohet ndonjërës nga këto dy klube.

Ndërkohë, këtë të mërkurë do këtë negociata për të parë nëse do gjendet gjuha e përbashkët mes dy palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat