​FFK nesër inauguron sistemin VAR

Futboll

​FFK nesër inauguron sistemin VAR

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Nesër në orën 20:00, në prag të ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, do të bëhet inaugurimi i sistemit Video Assistent Referee- VAR, që është projekti më madhor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Një fjalim rasti do ta mbajë presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Derisa mediat do të kenë qasje edhe në qendrat mobile të VAR-it për të parë se si do të funksionojë i gjithë sistemi VAR në futbollin e Kosovës.

Superkupa ndërmjet Prishtinës dhe Llapit do të jetë ndeshja e parë zyrtare në të cilën do të implementohet sistemi VAR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat