Cilat janë gjashtë klubet e mëdha të Premierligës të interesuara për Moriban

Futboll

Cilat janë gjashtë klubet e mëdha të Premierligës të interesuara për Moriban

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 00:11
Moriban

Talenti i Barcelonës, Ilaix Moriba është duke u vëzhguar nga afër nga gjashtë klubet e mëdha të Premierligës.

18-vjeçari shkëlqeu edicionin e kaluar me Ronald Koeman, por pastaj u rikthye te Barcelona B pas disa problemeve në kontratë.

Kontrata e Moribas skadon vitin 2022 dhe presidenti Joan Laporta është ndarë i zemëruar me këtë situatë, ngase talenti kërkon pagë shumë të lartë.

Chelsea, Manchester City, Manchester United, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham thuhet se kanë biseduar me agjentët e lojtarit.

Ndërkohë, edhe klubet e tjera si Leipzig, Dortmund, Monaco dhe Lyon e duan gjithashtu, në rast që Moriba do tjetër sfidë jashtë Premerligës.

Moriba regjistroi një gol dhe tre asistime në 18 ndeshje edicionin e kaluar, derisa Barcelona vazhdon të provojë ta bind për rinovimin e kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat