Tifozët e Chelseas reagojnë pas transferimit të Abraham te Roma

Futboll

Tifozët e Chelseas reagojnë pas transferimit të Abraham te Roma

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 17:46
Tammy Abraham

Sulmuesi i Chelseas, Tammy Abraham ka kompletuar kalimin te Roma.

23-vjeçari deri vonë ishte i lidhur me kalimin te rivali lokal, Arsenal, por në fund zgjodhi t’i bashkohet Romës.

Aventura e anglezit te Chelsea mbaron pas 17 viteve, ngase ishte pjesë e akademisë së tyre qysh si gjashtë vjeçar.

Në edicionin 2019/20, Abraham shkëlqeu me “Blutë” nën urdhrat e Frank Lampard duke shënuar 18 gola.

Sidoqoftë, këtë formë nuk e kishte nën urdhrat e Tuchelit, andaj edhe u largua.

Abraham nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Romën për 40 milionë euro, derisa tani edhe tifozët e Chelseas kanë ëndërruar.

“Faleminderit për kujtimet, paç më të mirin fat”.

“Faleminderit Tammy! Sidomos golin kundër Arsenalit”.

“Gjithmonë i kaltër”.

“Paç fat Tammy! Mbyti te Roma dhe aspiroju të rikthehesh një ditë”.

“Paç fat vëlla Tammy Abraham… rikthehu te Chelsea si mbret siç bëri Romelu Lukaku”.

“Paç fat Tammy”, ishin disa nga mesazhet e shumta për anglezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat