Stivi Frashëri kalon te Ballkani

Futboll

Stivi Frashëri kalon te Ballkani

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 19:23
Stivi Frashëri

Ballkani ka kompletuar transferimin e portierit Stivi Frashëri.

Frashëri ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin kosovar.

Postimi i plotë i Ballkanit pa ndërhyrje:

“Mirë se vjen STIVI FRASHËRI

Të dashur tifozë

Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Stivi Frashëri është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani pas titullit kampion të fituar në Shqipëri dhe pas paraqitjeve shumë të mira në UEFA Conference League.

Frashëri ka qenë një nga futbollistët më të dalluar në Shqipëri, me skuadrën e Teutës, duke qenë vendimtar me pritjet e tij në titullin kampion të fituar. Te skuadra jonë, Frashëri gjen dhe shokun e tij të skuadrës, Rustem Hoxha duke krijuar një dyshe kampionësh.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje portierit shtatlartë dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkroi klubi në Facebook.

Ndërkohë, Ballkani këtë edicion do ‘luftojë’ për trofeun e Superligës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat