Mbi 30 minuta lojë, ky është rezultati i ndeshjes Prishtina-Llapi

Futboll

Mbi 30 minuta lojë, ky është rezultati i ndeshjes Prishtina-Llapi

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 21:19
Foto nga loja

Prishtina dhe Llapi janë duke u ballafaquar në stadiumin "Fadil Vokrri" për trofeun e Superkupës.

Tashmë kur kanë kaluar 29 minuta lojë, rezultati vazhdon të jetë i pandryshuar.

Asnjëra prej skuadrave nuk ka krijuar ndonjë rast të pastër shënimi, por Llapi e ka atakuar më shumë portën kundërshtare.

Ndryshe, Prishtina është kampion i Kosovës, kurse Llapi fitues i Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat