Pjaniq “tepricë” në Barcelonë për shkak të moshës

Futboll

Pjaniq “tepricë” në Barcelonë për shkak të moshës

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 22:37
Miralem Pjaniq

Lojtari i kombëtares boshnjake Miralem Pjaniq po shihet si “tepricë teknologjike” në Barcelonë.

Trajneri katalanas nuk është më duke llogaritur te mesfushori sepse dëshiron t’i japë një shans lojtarëve më të rinj.

Barça e solli 31-vjeçarin nga Juventusi në një transferim me vlerë 60 milionë euro.

Pjaniq luajti 30 ndeshje për Barcelonën sezonin e kaluar, në të cilat nuk kishte asnjë gol të vetëm ose asistim.

"Ne kemi 27 lojtarë në dispozicion dhe më duhet të lë jashtë. Ne të gjithë e dimë situatën e tij në mënyrë perfekte. Unë gjithmonë u jep shans lojtarëve të rinj që janë e ardhmja e klubit. Alex Collado ishte afër shitjes te Belgjika dhjetë ditë më parë dhe tash dua t’i ofrojë mundësinë Yusuf Demir. Ai është pjesë e garës dhe unë preferoj lojtarë të tjerë, "tha Ronald Koeman.

Më herët kishte spekulime për kthimin e Pjaniq në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat