Do të largohet me çdo kusht nga Juvja

Futboll

Do të largohet me çdo kusht nga Juvja

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 11:23
Ronaldo

Kristiano Ronaldo është i tmerruar dhe i shokuar nga ideja për të qëndruar një tjetër sezon te skuadra e Juventusit. Ky është lajmi i fundit që raporton gazeta prestigjioze italiane “La Repubblica”.

Sulmuesi portugez ishte i bindur që do të largohej dhe duhet të largohej nga ekipi bardhezi dhe fakti që kjo gjë nuk po ndodh e ka mërzitur jo pak. Mendonte se pas 2 sezonesh në Itali ishte momenti që të ndryshonte ajër dhe të niste një sfidë të re.

Problemet ekonomike që kanë pasur skuadrat e mëdha në Europë për të bërë transferime në merkato kanë bllokuar edhe Kristiano Ronaldon.

Ai iu ofrua disa ekipeve, por asnjë nuk u tregua e gatshme që ta përqafonte kampionin portugez. Gazeta shkon më tej duke raportuar se Kristiano nuk është shumë i përfshirë me grupin e futbollistëve dhe as nuk komunikon shumë me ta dhe me trajnerin Alegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat