Trajneri i Bayernit: Ky trofe i veçantë për mua

Futboll

Trajneri i Bayernit: Ky trofe i veçantë për mua

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 12:14
Trajneri i Bayernit: Ky trofe i veçantë për mua

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsman ishte shumë i lumtur pas fitores 3-1 të skuadrës së tij ndaj një rivali direkt si Dortmundi. Ishte trofeu i parë në karrierë për 33-vjeçarin që në finalen e Kupës u mund pikërisht nga Borusia. Në fund të takimit ai u shpreh se ky ishte vetëm fillimi, pasi skuadra e tij nuk është ende në formën optimale.

“Bëmë një ndeshje të madhe, sidomos në mbrojtje ku neutralizuam lojtarë si Halandi. Upamekano dhe Zyle bënë gjithçka mirë. E kishim përgatitur në detaje këtë ndeshje duke studiuar çdo lëvizje të sulmit të Borusias. Më pas Nojer, ashtu siç e përmenda dhe në konferencën për shtyp, ai është portieri më i mirë në botë”, tha Nagelsman duke shtuar: “Ky titull është shumë i veçantë për mua, pasi ishte i pari.

Por, mund të them që meritë në këtë gjë ka dhe Hansi Flik, pasi fitoi kampionatin dhe na dha mundësinë të ishim në finalen e Superkupës. Më vjen mirë për tifozët, të cilët duhet të nisin të besojnë te kjo skuadër që ende nuk është në formën e saj më të mirë për shkak të përgatitjeve të vonuara.

Jam i bindur që shumë gjëra do ta ndryshojnë nga sot (dje), pasi skuadra do të jetë më e çliruar psikologjikisht duke ditur se mundi një skuadër të madhe siç është Borusia, që edhe sot (dje) tregoi se do të jetë aty për ta na rivalizuar gjatë gjithë sezonit. Verdhezinjtë janë shumë të rrezikshëm në fazën sulmuese dhe për shumë skuadra do të jetë e pa përballueshme. Tani le të mendojmë për ndeshjen e radhës ku duhet të tregojmë se fitorja në Superkupë nuk ishte një rastësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat