​Kroos: Ikja e Messit e mirë për ne, dikush nga PSG mund të na bashkohet

Futboll

​Kroos: Ikja e Messit e mirë për ne, dikush nga PSG mund të na bashkohet

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 12:59
Toni Kroos

Mesfushori i Real Madridit Toni Kroos ka folur rreth një transferimit të mundshme të Kylian Mbappe në Real Madrid dhe po ashtu ka komentuar edhe largimin e Lionel Messit nga Barcelona pas një karriere të bujshme të tij në “Camo Nou”.

Karriera 21-vjeçare e Messit në “Camp Nou” përfundoi zyrtarisht në fillim të muajit gusht kur Barça njoftoi se nuk ishin në gjendje të nënshkruanin kontratë të re me 34-vjeçarin për shkak gjendjes jo të mirë financiare brenda klubit.

Me kalimin e Messit në PSG, kjo skuadër raportohet se mund të humbas shërbimet e Kylian Mbappe për të cilin interesim të madh ka shprehur Real Madridi dhe sipas Toni Kroosit kjo mund të realizohet për shkak se atje ka shkuar Leo Messi.

"Ndoshta kjo lëvizje është e mirë për ne sepse rivali ynë nuk do ta ketë një pikë shumë të fortë në edicionin e ri garues”, tha reprezentuesi gjerman

"Për më tepër, ndoshta një lojtar nga Parisi do të na bashkohet ... Nëse kjo duhet të ndodhë do të ishte shumë mirë për ne", vazhdoi Kroos.

Mbappe sapo ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG-në, dhe “Goal” ka raportuar se Reali do të pres verën e ardhshme para se të nënshkruajë më francezin por nuk përjashtohet mundësia që ky operacionet të realizohet brenda këtij afati kalimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat