​Shkëlqeu me Italinë në EURO 2020, Locatelli ndryshon skuadër

Futboll

​Shkëlqeu me Italinë në EURO 2020, Locatelli ndryshon skuadër

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 13:09
Manuel Locatelli

Manuel Locatelli ka arritur në Torino ku së shpejti pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore me Juventusin në klinikën J Medical.

“Sky Sport Italia” raporton se mesfushori i Ssassuolos është shumë afër kompletimit të marrëveshjes me “Bianconerët” pasi e kaloi natën në J Hotel.

Reprezentuesi i Italisë do t’i përfundojë testet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratë me “Zonjën e Vjetër”.

Juventusi dhe Sassuolo përfundimisht e arritën marrëveshjen pas negociatave shumë të gjata dhe Locatelli vjen në Torino si huazim dy vjeçar me detyrimin e blerjes për 35 milionë euro.

Ai shkëlqeu me Italinë në Kampionatin Evropian EURO 2020 ku edhe u shpall kamoion ndërsa para Sassuolos ai ishte lojtar i Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat