E do Interi

Futboll

E do Interi

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 15:41
E do Interi

Marcus Thruam nuk flet shumë për veten e tij. Ashtu si të gjithë fëmijët e baballarëve të njohur, edhe ai nuk ka një detyrë të lehtë. Futbollisti, të cilin e kërkon Interi, siç bënin me dije sot mediat italiane, duhet të çlirohet nga mbiemri i tij i rëndë.

Të luash në një rol tjetër nga babai e ndihmon, por djali i Lilian po e tregon më së miri veten te Borussia Moenchengaldbach.

Dhe tani, interesi i Interit. Francezi ka një nga kujtimet e para me zikaltrit, që e lidh atë me Italinë. Lojtari, disa kohë më parë, dha një intervistë për “France Football”, e cila krijoi një anekdotë mjaft qesharake…

Thuram jr. admiron babanë e tij, por luan në një rol tjetër si futbollist. Prandaj, ai frymëzohet nga Ronaldo. Jo nga CR7, por “Fenomen”. Të gjitha “fajin” e ka frika e babait të tij, Lilian: “Kur isha shumë i ri, idhulli im ishte Ronaldo, braziliani. Shpesh dëgjoja nënën dhe babin që flisnin për të. Kur babai luante kundër Ronaldos ishte i tmerruar.

Dhe kjo e motivonte shumë. Unë kam një anekdotë të vogël për këtë. Si fëmijë, gjithmonë kam pasur një batanije të preferuar. Nuk doja ta lija atë. Kur nëna ime më tha se do t’ia jepnim Ronaldos, atëherë e lashë atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat