​Tifozat Kuq e Zi bëjnë thirrje sërish: Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin!

Futboll

​Tifozat Kuq e Zi bëjnë thirrje sërish: Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin!

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Grupi i tifozëve nga Shqipëria të njohur si “Tifozat Kuq e Zi” kanë vazhduar me thirrjen e tyre për ta tërhequr ftesën për këngëtarin serb Goran Bregoviç i cili është ftuar për të përformuar në Festën e Birrës në Korçë.

Ata kanë bërë të ditur se derisa po e kundërshtojnë ardhjen e Bregoviç po përballen me presion të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë, përcjellë KosovaPress.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se dhjetëra përfaqësues e anëtarë të tyre, janë shoqëruar nëpër komisariate, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja për bojkotimin e këngëtarit serb në Festivalin e Birrës në Korçë.

Mirëpo përkundër të gjitha këtyre, “Tifozat Kuq e Zi” kanë bërë të ditur se nuk do të zbrapsen dhe do ta vazhdojnë kundërshtimin ndaj ardhjes së Bregoviç për të kënduar në Shqipëri.

“Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin!”, kanë shkruar ata në fund të reagimit të tyre në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat