Manuel Locatelli: “Dje kam qarë! Ishte koha për të thënë lamtumirë, gjithmonë do të të dua”

Futboll

Manuel Locatelli: “Dje kam qarë! Ishte koha për të thënë lamtumirë, gjithmonë do të të dua”

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 00:09
Manuel Locatelli

Mesazh emocional në rrjetet sociale nga Manuel Locatelli drejt Sassuolo.

Lojtari i ri i Juventusit, përmes Instagram, shkroi një letër për t’i thënë lamtumirë asaj që ka qenë shtëpia e tij në tre vitet e fundit:

“Sassuolo. Çfarë të them. Lotët e djeshëm kur i thashë lamtumirën grupit janë dëshmi se ti je në zemrën time.

Do të jesh përgjithmonë sepse më bëre një person dhe lojtar më të mirë. Jeta përbëhet nga zgjedhje dhe ishte koha e duhur për të thënë lamtumirë, më shoqërove në këtë udhëtim të mrekullueshëm.

Nuk ishte e lehtë siç e dini por sapo i kapërcen vështirësitë atëherë rezultati është i jashtëzakonshëm.

Ju ishit familja ime, më udhëhoqët për të fituar një Europian. Unë gjithmonë do t’ju dua. Një mendim nga zemra tek familja Squinzi që kanë treguar besim në mua. Një falënderim i veçantë për të gjithë shokët e skuadrës të cilët, përmes tërheqjeve të veshit dhe fjalimeve, më kanë bërë burrë.

Faleminderit drejtorit Carnevali, Giovanni Rossi dhe trajnerit De Zerbi për të cilin gjithmonë do të provoj diçka të veçantë. Faleminderit të gjithëve, për të gjithë njerëzit që punojnë në këtë oaz lumturie. Te dua shume. Lamtumirë Sassuolo. Manuel”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat