Teuta prezanton portierin e ri

Futboll

Teuta prezanton portierin e ri

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 11:26
Teuta prezanton portierin e ri

Teuta lëviz menjëherë në merkato pas largimit të Stivi Frashërit, që u prezantua te Ballkanai në Superligën e Kosovës. Klubi durrsak ka prezantuar Panajot Qirkon, 22-vjeçarin e lindur në Vlorë, tashmë me përvojën e duhur në kampionatin shqiptar.

Njoftimi i Teutës

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me portierin 22-vjeçar, Panajot Qirko.

Drejtuesit e klubit dhe Qirko kanë gjetur akordin për bashkëpunim, lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në praninë e shefit të klubit, Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve. Qirko, portier me shtetësi shqiptare, do të jetë pjesë e bluve pas eksperiencës te: Flamurtari, Tirana dhe së fundmi te Bylisi.”

Ndërkohë, po nga kampi durrsak vjen lajmi se mbrojtësi veteran, Renato Arapi, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Kujtojmë që 35-vjeçari gjatë karrierës së tij ka fituar 7 tituj kampion, 6 me Skënderbeun dhe të fundit me Teutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat