Hoffenheim nuk bindet nga oferta e parë

Futboll

Hoffenheim nuk bindet nga oferta e parë

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 11:59
Hoffenheim nuk bindet nga oferta e parë

Hoffenheim nuk bindet nga oferta e parë e Milanit për Florian Grillitsch.

Milani vazhdon të punojë për të forcuar skuadrën dhe për objektivi është mesfushori i Hoffenheim, Florian Grillitsch.

Kontrata e futbollistit të Austrisë përfundon verën e ardhshme dhe klubi gjerman kërkon një shifër të lartë, kur e mendon që verën e ardhshme mund ta humbasë me parametra zero.

Hoffenheim dëshiron të paktën deri në 15 milionë euro, por Milani ka ofruar pothuajse 10 milionë.

Kicker tani shkruan se kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga klubi i Bundesligës.

Hoffenheim do të kënaqej edhe me një ofertë të paktën 13 milionë euro, por Milani tani për tani mendon të negociojë për shifër nga 9 milionë deri 10 milionë.

26-vjecari bëri sezon të mirë vitin e kaluar, duke shënuar katër gola në 34 paraqitje, dhe duke qenë njëri prej kryesorëve te Hoffenheim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat