Asensio nuk po arrin të zë vend në Real Madrid

Futboll

Asensio nuk po arrin të zë vend në Real Madrid

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 12:00
Asensio nuk po arrin të zë vend në Real Madrid

Asensio nuk po arrin të zë vend në Real Madrid. Ai mund të jetë njëri prej shumë futbollistëve që deri në vitin 2022 do të largohet nga Reali.

Pasi siguroi shërbimet e Martin Odegaard, që mungon vetëm zyrtarizimi – Arsenali tani e do një tjetër futbollist të Real Madridit.

Mikel Arteta e pëlqen shumë spanjollin dhe mund ta bind nëse i premton një vend në 11-she, diçka që nuk e ka në Real Madrid.

Që kur i ka këputur ligamentet, në korrik të vitit 2019, pikërisht kundër Arsenalit – Asensio ka qenë tjetër lojtar, jo ai i dikurshmi dhe ka humbur vendin e titullarit.

Edhe Carlo Ancelotti nuk i siguron një vend në 11-she sepse preferon para tij lojtarë si Bale, Benzema, Hazard, Vinicius dhe Rodrygo, raporton GE.

Kështu, një ofertë e duhur mund ta bindë Asension që t’i bashkohet Arsenalit, për të cilin raportohet se gjithmonë kanë qenë të interesuara edhe klube si Liverpool dhe Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat