Sekreti i Messit në 5 minutat e para të lojës

Futboll

Sekreti i Messit në 5 minutat e para të lojës

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 12:16
Sekreti i Messit në 5 minutat e para të lojës

Lionel Messi është më i përfoluri për momentin pas transferimit të tij tek PSG-ja.

Gazetari i njohur i “Financial Times” Simon Kuper, kohëve të fundit ka botuar një libër të titulluar “Komplekset e Barcelonës, Lionel Mesi dhe krijimi e shkatërrimi i klubit më të madh të futbollit”, shpjegon arsyen përse Mesi është shumë i matur në minutat e para të ndeshjes.

Në zbulimin e tij gazetari Kuper tregon se ai sapo hyn në fushë ai sheh të gjithë kundërshtarët e tij për të parë sesi është krijuar mbrojtja e tyre.

Ndërsa Pep Guardiola i cili ishte trajneri i yllit argjentinas nga vitet 2008-2012 ka treguar diçka të ngjashme kohë më parë në mikrofonat e “RMS Sports” se “pleshti” pas 5 apo 10 minutave të fillimit të lojës ai shikonte për të parë hapësirat e lira të fushës:

“Pas pesë ose dhjetë minutash, ai shihte me sytë e tij dhe me ‘trurin’ e tij, për të ditur saktësisht se ku janë hapësirat".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat