Zhvillime të reja për Xherdan Shaqirin, Lyoni përgatitë...

Futboll

Zhvillime të reja për Xherdan Shaqirin, Lyoni përgatitë...

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 13:09
Zhvillime të reja për Xherdan Shaqirin, Lyoni përgatitë...

Lyon tenton Xherdan Shaqirin, drejtuesit e klubit francez kanë arritur prej ditësh akordin me lojtarin me origjinë shqiptare, por Liverpool nuk po bindet për ta lënë të lirë.

“The Reds” duan 14 milion euro për kartonin e sulmuesit të kombëtares zvicerane, i cili është gati të nisë një aventurë të re pas tre viteve të kaluara në “Anfield”.

The Athletic shkruan se klubi francez ofron vetëm 6 milion euro momentalisht për Shaqirin.

Diferenca është e madhe, por Lyon po përgatit një tjetër propozim për Liverpool.

Drejtuesit e klubit të Ligue 1 janë shumë afër shitjes së Cornet te Norwich. Më pas sulmi final për Shaqirin, sigurisht me një ofertë më të mirë se 6 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat