Publikohet fanella e sezonit të ri me dizajn nga viti 1995

Futboll

Publikohet fanella e sezonit të ri me dizajn nga viti 1995

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 14:04
Publikohet fanella e sezonit të ri me dizajn nga viti 1995

Juvja ka menduar dhe për pjesën e marketingut duke u kthyer pas në kohë për prezantimin e fanellës së tretë.

Bardhezinjtë kanë zgjedhur një përzierje interesante ngjyrash identike si ajo e viteve 1995-1996 ku Juvja arrinte të fitonte Champions-in për herë të fundit.

Fanella e dytë e Juves në sezonin 1995-96′

Një e dhënë interesante kjo për ‘’Zonjën e Vjetër’’ e cila që nga ajo kohë kërkon të fitojë sërish Championsin, por pa ja dalë me sukses.

Fanellat e reja u bënë publike nga vetë faqja e klubit ku pozuan yje si Ronaldo, Mekeni e Dibala duke u pritur mjaft mirë nga tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat