Chelsea në sulm për mbrojtësin e kombëtares franceze

Futboll

Chelsea në sulm për mbrojtësin e kombëtares franceze

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 14:46
Chelsea në sulm për mbrojtësin e kombëtares franceze

Romelu Lukaku nuk do të jetë goditja e fundit e Chelsea në merkato. Kampionët në fuqi të Evropës po përgatisin dhuratën e radhës për trajnerin Thomas Tuchel.

Pasi shitën Fikayo Tomorin te Milani, Tammy Abraham te Roma dhe Marc Guehi te Crystal Palace, drejtuesit e “Bluve të Londrës” duan të përforcojnë mbrojtjen.

I përzgjedhur është Jules Kounde, mbrojtësi francez i Sevilla.

22-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 90 milion eurosh, shumë që Chelsea e cilëson të lartë.

Kounde aktivizohet në qendër dhe krahun e majtë të repartit të prapavijës, në qershor debutoi me Francën, teksa AS shkruan se klubi i Premier League synon të arrijë akordin për një shifër më të ulët se ajo e përcaktuar në klauzolë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat