Haaland është njëri ndër emrat më të përfolur

Futboll

Haaland është njëri ndër emrat më të përfolur

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 17:42
Haaland është njëri ndër emrat më të përfolur

Sulmuesi Erling Haaland është njëri ndër emrat më të përfolur në dy merkatot e fundit.

Lojtari i Borussia Dortmund kërkohet nga top klubet evropiane, me një interesim më të madh nga Real Madrid.

Gazetari spanjoll, Siro Lopez, ka raportuar se Real Madrid ka arritur marrëveshje me norvegjezin dhe ai do të transferohet në 2022-tën te “Galaktikët”.

Kylian Mbappe mendohej të ishte objektivi kryesor i Carlo Ancelottit, mirëpo gjërat kanë ndryshuar pas transferimi të Lionel Messit në klubin parisien. Lopez konsiderohet si një burim i sigurt për raportimet mbi Real Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat